Murati-Bajramit: Ekonomia nuk po të ecë
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka thënë deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajramit të provojë ndonjë drejtim tjetër, pasi sipas tij, Bajramit “nuk po i ecë ekonomia”.
Murati e ka rishpërndarë grafikonin me shkallën e papunësisë dhe të punësuarve, të bazuar në statistikat e ASK-së.
“Po ta kishte lexuar Hykmetja me kohë atë çfarë kam shkruar para mëse 1 muaji, do ta dinte që viti 2019, si vit zgjedhor ka sezonalitet shkaku deklarimit si të punësuar i komisionerëve e vëzhguesve të angazhuar në procesin zgjedhor”, shkroi Murati.
Sipas shefit “të kuletës së shtetit”, as kësaj radhë nuk ka demantim e as kundërthënie, vetëm shpërfaqje e njohurive të Bajramit, që sipas tij, ‘janë të kufizuara’.