Deputeti i Vetëvendosjes (VV), Jahja Kokaj, parashtroi pyetje për ministrin e Financave se kur do të marrë fund çështja e lëmoshë kërkueseve.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se janë të përkushtuar në lidhje me këtë punë, si dhe do t’i mbështesin strehimoret.

”Ne do t’i permbushim edhe shpenzimet e nënës dhe fëmijës. Ndërsa sa i përket abuzimet me këto kategori, është çështje në fushën e hetuesisë, por do t’i trajtojmë këto probleme sepse qëllimi ynë është që ta mbështesim edhe më tej këtë mekanizëm”, theksoi Murati gjatë replikës që i bëri deputetit të VV-së./21Media