Murati: Në Kosovë janë të punësuar mbi 420 mijë potencialisht 440 mijë të punësuar
Ministri i financave Hekuran Murati i tha RTV21 se në Kosovë aktualisht janë mbi 420 mijë të punësuar dhe se në këtë shifër ka ndikuar masat e qeverisë për të krijuar vende të reja të punës.
Sipas Muratit Superpuna dhe mbështetja e punësimit të grave kushdo që e konteston ka qëllim të keq.
“Në Kosovë janë mbi 440 mijë llogari aktive në trust dhe në të njëjtën kohë edhe në ATK ka mbi 420 mijë të tilla pra nëse marrim këto dy shifra dalin statistikat aty diku mbi 420 mijë, pra përputhen të dhënat që kemi mbi 420 mijë e potencialisht deri në 440 mijë të punësuar, kushdo që thotë ndryshe ka qëllim të keq ose le të del me fakte. Ndërsa patjetër ka edhe formalizime ndër vite por pati edhe vende të reja të punës nga masat që kemi ndërmarr si qeveri p.sh super puna, mbështetja për punësimin e grave, mbështetja për punësimin e të rinjve, mbështetja në prodhimtari, subvencionet në bujqësi kanë ndikuar të hapen mbi 20 mijë vende të reja të punës. Ndërsa të flasim për ikjen që ka ndikuar në rritje të punësimit është një paradoks sepse e kam dëgjuar këtë argument por ne po flasim për numrin e të punësuarve në RKS, dhe shifra e të punësuarve është rritur.”, tha ai./21Media