Murati për ligjet në Kushtetuese: Po mbahen të bllokuara në emër të “interesit publik”
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar ligjet që janë dërguar nga opozita për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se janë ligje që po mbahen të bllokuara në emër të “interesit publik”.
Ai ka shkruar në Facebook se Ligji për çmimet tavan, është dërguar në Kushtetuese nga LDK, pastaj, Ligji për pagën minimale, i dërguar nga AAK dhe ligji për faljen e tatimit në pronë, i dërguar nga PDK.

Përndryshe, KosovaPress gjatë ditës ka shkruar Qeveria e Kosovës dhe mazhoranca në Kuvend po akuzohen për miratim të ligjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sipas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ekzekutivi është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës, ndërkaq në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese. Në anën tjetër, në partinë në pushtet kritikojnë opozitën se po përdorë mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar reformat që po i ndërmerr qeveria.
Përndryshe, kp gjatë ditës ka shkruar Qeveria e Kosovës dhe mazhoranca në Kuvend po akuzohen për miratim të ligjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sipas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ekzekutivi është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës, ndërkaq në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese. Në anën tjetër, në partinë në pushtet kritikojnë opozitën se po përdorë mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar reformat që po i ndërmerr qeveria.