Murati për shtesat 100 euro: Platforma e aplikimit për studentët hapet së shpejti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot gjatë një konferencë për shtyp ka njoftuar për disa veprime të cilat i kanë marrë në kuadër të pakos së mbështetjes për familje, por edhe si rezultat i zhvillimeve që janë bërë gjatë kësaj jave.
”Sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshje me 39 organizata të cilat si veprimtari kanë shpërndarjen e pakove ushqimore. Gjithashtu janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionistë, pastaj është ekzekutuar dyfishi i skemës sociale, si dhe sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për sektorin publik”, ka thënë Murati.
Ndërsa për studentët përfitues të shtesave 100 euro, Murati ka theksuar se janë drejtë finalizimit të platformës e cila do të hapet shumë shpejtë.
Murati ka shtuar se Ligji i pagës minimale është dërguar në Kuvend dhe pritet të miratohet më 5 maj kur do të mbahet mbledhja e radhës.
Për sa i përket sektorit privat për shtesat prej 100 euro Murati ka thënë se procesi është ende i hapur për aplikim dhe prej javës tjetër do të formohet komisioni shqyrtues i cili do të trajtoj të gjitha aplikimet./21Media

Back to top button