Në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet lidhur me menaxhimin e pandemisë u përplasën deputetët e VV-së me të parin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Hekuran Murati i VV-së tha për Zemajn se aq konfuz që është, nuk e di as cilës ministri i takon, duke iu referuar një deklarate të ministrit Zemajt të para disa ditëve, ku e ngatërron postin e tij, thotë se është ministër i Drejtësisë.

“Për ministrin Zemaj shihet se ka hi në një ujë ku sdi me notu. Kjo dihet edhe prej faktit se si ka ardhur në këtë post. Zemaj e ka marrë këtë post duke e kushtëzuar partinë e tij për me bë ministër përndryshe s’e voton Qeverinë. Madje ai është aq konfuz saqë as vet s’e din se cilës ministri i takon”, deklaroi ai mes tjerash./21Media