Murati përplaset me deputetët e LDK-së: Keni lënë miliona euro borxhe

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në seancën e sotme plenare.
Murati ka akuzuar ish qeverinë Hoti se ka lënë 40 milionë euro borxh në bujqësi, 180 milionë euro për shpronësime dhe 110 milionë euro borxh për trustin.
“Por të hyrat shtesë sapo e shpjegova se ku kanë shkuar, madje një pjesë e madhe e tyre është dashur të paguhen faturat që i keni lanë dhe kemi plotë fatura të papaguara. S’osht çështje e prokurorisë, është faturë që e ke lënë pa pagu dhe është borxh. Keni lënë 40 milionë euro në bujqësi, 180 milionë për shpronësime, miliona tjera borxhe dhe 110 milionë euro borxhe për Trustin”, tha ai.
Ai foli edhe projektet në energjinë, ku përsëriti se fondet e MCC-së nuk kanë humbur, derisa adresoi kritika edhe për tregtarët për manipulime me çmime./21Media

Back to top button