Murati pret në takim Ambasadorin e Ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Ministri i Financave, Hekuran Murati priti në takim Ambasadorin e Ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, onathan Hargreaves.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se Murati i ka uruar mirëseardhje dhe e ka përgëzuar atë për misionin e ri diplomatik.

“Gjatë takimit, Ministri Murati prezantoi disa nga prioritetet qeverisëse dhe masat e ndërmarra nga MFPT në realizimin e këtyre objektivave. Ndër të tjera, u përmendën masat për punësimin e të rinjve, të grave dhe grupeve të cënueshme të shoqërisë, si dhe politikat për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se Ambasadori Hargreaves përgëzoi Ministrin për punën e bërë deri më tani veçanërisht në arritjen e stabilitetit fiskal dhe menaxhimin e financave publike.

“Diskutimi vazhdoi me shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik, përfshirë investimet në infrastrukturë dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.Të dyja palët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar duke potencuar vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button