Murati thotë se Kosova ka bërë progres në menaxhimin e financave publike

Vlerësimi fundit i Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare, i mirë

Ministri i Finnacave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati theksoi se Kosova ka bërë progres në menaxhimin e financave publike në vitin e fundit.
Murati tha se vlerësimi fundit i Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën, është vlerësim i mirë dhe performanca është përmirësuar në 11 indikatorë krahasuar me raportin e fundit.
Shefi i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Johannes Steanbakek tha se Kosova ka arritur të ketë një rezultat për menexhim më të mirë të financave publike në Kosovës, por megjithatë sipas tij, ka hapësirë për përmirësim.
Gjatë prezantimit të vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën, organizuar në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë u kërkua po ashtu që të reduktohet edhe më tej evazioni fiskal në vend.

Back to top button