“Murder Mystery” thyen rekord shikueshmërie
19 Qershor 2019
Mbi 30 milionë llogari e shikuan filmin në tri ditët e para që nga publikimi
Mbi 30 milionë llogari e shikuan filmin në tri ditët e para që nga publikimi
Filmi i zhanrit komedi, “Murder Mystery” me protagonistë kryesor aktorët e njohur: Jennifer Aniston dhe Adam Sandler ka thyer rekord shikueshmërie në plaformën Netflix.
Në vetëm tri ditët e para që nga publikimi, filmi është shikuar nga mbi 30 milionë llogari në këtë plaformë, duke u bërë kështu filmi më i shikuar gjatë premierës, përcjell rtv21.tv
Në film bëhet fjalë për një polic të qytetit të New York-ut, i cili e dërgon gruan e tij në Europë për një pushim që ia kishte premtuar prej kohësh. Çifti pas një takimi të rastësishëm me një njeri misterioz në aeroplan, gjendet në mesin e një ribashkimi familjar në jahtin e mulimiliarderit, Malcom Quince. Çifti bëhen të dyshuarit kryesor kur Quince vritet papritur në këtë jaht.
Filmi pati premierën e tij më 14 qershor në platformën Netflix./21Media