Portieri i Kosovës, Arijanet Muric ka folur pas ndeshjes ku barazuan ndaj Greqisë 0-0. Muric në këtë ndeshje priti një penallti dhe për këtë ai thotë se është i lumtur.

“Penalltia e pritur, ishte shumë e rëndësishme për skuadrën, jam shumë i kënaqur,Tani mendoj se mund të gjej edhe skuadra disponimin pas këtij barazimi. Të ardhmen do të qëndrojmë së bashku dhe të jemi edhe më të fortë”, deklaroi Muric.

Muric priti penalltinë e goditur nga kapiteni i Greqisë, Anastasios Bakasetas.

Penalltinë e shkaktoi kapiteni i Kosovës, Herolind Shala, ndërhyrje për të cilën u ndëshkua edhe me karton të verdhë.