Portieri i Manchester Cityt dhe Kosovës, Arijanet Muric pritet t’i bashkohet një klubi të ri.

Këtë sezon 21 vjeçari ishte i huazuar tek Nottingham Forest nga Manchester City, por bëri vetëm 4 paraqitje.

Për Muricin ka shprehur interesim ish kampion i Premier Ligës, Blackburn Rovers.

Blackburni, i cili bën pjesë në ligën e dytë të futbollit anglez dëshiron transferimin e Muriçit në formë huazimi.