15 gola dhe 6 asistime ka bërë që sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi të bie në ‘radarin’ e shumë skuadrave të ndryshime evropiane.

Por, sipas mediumit turk “Fanatik”, thuhet se sulmuesi prizrenas dëshiron ta veshë fanellën e gjigantit anglez, Tottenham.

Ky transferim do të jetë i vështirë për t’u kompletuar për shkak të ndikimit financiar të pandemisë Covid-19.

E gjitha kjo pasi Tottenham ka një buxhet të limituar pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Për Muriqin, të interesuar janë edhe dy skudrat e njohur italiane si Lazio e Napoli.

Kujtojmë, nga Premierliga interesim kanë shfaqur edhe dy skuadra për anësorin Edon Zhegrova që këtë edicion barti fanellën e Baselit.