Futbollisti Vedat Muriqi, të hënën do të bëj testet mjekësore para se të zyrtarizohet si futbollist i klubit italian, SS Lazio.

Muriqi tashmë është nisur nga aeroporti i Stambollit për në kryeqytetin italian, Romë. Ai për gazetarët turq ka konfirmuar se po i bashkohet Lazios.

“E shoh vetën në sistemin e tyre, sezonin e kaluar në shumë ndeshje kanë luajtur me dy sulmues. Ata më kanë thënë se iu pëlqejë dhe vendosa për ta. Do të bëj më të mirën për Lazion” ka deklaruar ndër të tjera Muriqi.

26 vjeçari sezonin e kaluar ishte transferuar në Fenerbahce. /21Media