Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi po përgatitet për kaluar te Lazio, pasi javën e ardhshme pritet të përfundojë kalimin nga Fenerbahçe.

Sulmuesi 26 vjeçar do të jetë lojtari më i ri i skuadrës italiane, derisa ajo turke është pajtuar për shitjen e tij.

Marrëveshja me Fenerbahçe u arrit në bazë të një pjese fikse prej 17.5 milionë euro, plus 1.5 milion në bonuse dhe një pjesë 5% që do të paguhet në rast të rishitjes në të ardhmen. Lojtari merr një kontratë 5-vjeçare, shkruan rtv21.tv.

Reprezentuesi i Kosovës do të jetë sulmuesi kryesor i Lazios, së bashku me Ciro Immobilen./21Media