Sulmuesi kosovar i cili së fundmi është transferuar te Lazio, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje, gjashtë javë pas lëndimit, kohë ku edhe u infektua me Covid-19 por që në dy testet e fundit doli negativ ndaj sot e pranoi dritën e gjelbërt për të filluar stërvitje me klubin e ri.

Vedat Muriqi sot mori ftesën nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për sfidat e tetorit ku spikat ndeshja historike ndaj Maqedonisë së Veriut e cila zhvillohet me datën 8 tetor në Shkup.