Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi sot pritet të zyrtarizohet si futbollist i Lazios. Siç raportohet nga mediat, ai tashmë ka arritur në klinikën Paideia për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Javën e kaluar, Fenerbahçe dhe Lazio arritën marrëveshje në vlerë rreth 20 milionë euro për shërbimet e Muriqit./21Media