Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A.

Bardhëekaltërit ishin më të disponuar për lojë dhe filluan sulmet shumë herët drejt portës së romakëve. Manuel Lazzari asiston te Luis Alberto i cili me një goditje të saktë shënon në portën e Pau Lopez për 2-0.

Pjesa e parë nuk solli më shumë, ndërsa e dyta nisi më mirë sërish për Lazion. Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile, ishin rë rrezikshëm në fillim të fraksionit të dytë, por pa sukses.

Në minutën e 67-të u mbyll edhe dilema e fituesit pasi Lazios shënoi golin e tretë. Jean Akpa Akpro asistoi te Luis Alberto i cili gjen bukur hapësirat dhe me një goditje të saktë shënoi për 3-0.

Në këtë ndeshje kishte edhe pak minuta për Vedat Muriqin i cili e shijoi fitoren e parë në derbi me fanellën e Lazios.

Pas kësaj ndeshje Roma mbetet e treta me 34 pikë, ndërsa Lazio ngjitet në pozitën e shtatë me 31 pikë.