Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj

Gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, dëshminë e tij është duke e  dhënë Kushtrim Kokalla, i cili akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë”.

Por në një moment gjatë seancës i akuzuari kryesor Naim Murseli ka pasur një kërkesë ndaj gjykatës.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që kur përmendet emri i së ndjerës, të thirret në mbiemrin e tij pra Murseli e jo Ademaj.

Tashmë seanca gjyqësorë është shpallur e mbyllur për publikun pasi që Kokalles do t’i bëhen pyetje për jetën personale te Naimit dhe Liridones.

Seanca e radhës do të mbahet, më 17 prill.

Back to top button