Shkrimtari nga Kosova, Musa Ramadani është fituesi i edicionit të tretë të çmimit "Kadare" me romanin e tij “Profeti nga Praga”.

Shkrimtari nga Kosova, Musa Ramadani është fituesi i edicionit të tretë të çmimit “Kadare” me romanin e tij “Profeti nga Praga”.

Çmimi “Kadare”, i kthyer tashmë në traditë në letërsinë shqipe, u akordua gjatë Ditëve Letrare të Razmës.

 Ky çmim u shpall nga ish-ministri francez i Kulturës, Frederic Miterrand me motivacionin: “Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.

“Çmimi Kadare” 2017 u akordua nga Instituti Evropian Pashko me mbështetjen e Universitetit Evropian të Tiranës.