Musk do të çojë “këdo” në Mars – por jo nëse Kamala Harris bëhet presidente e SHBA
Elon Musk është zotuar se do të çojë “këdo që dëshiron të jetë një udhëtar në hapësirë” në Mars – por jo nëse Kamala Harris bëhet presidente e SHBA.
Të dielën mbrëma, Musk u tha ndjekësve të tij në X se në vetëm dy vjet, ai do të dërgojë pesë anije kozmike në Mars.
“Përfundimisht,” shtoi ai, “do të ketë mijëra Starships që shkojnë në Mars dhe do të jetë një pamje e lavdishme për t’u parë”.
Sidoqoftë, mbështetësi i zëshëm i Donald Trump, tha se një tjetër presidencë demokratike “do të shkatërronte programin e Marsit dhe do ta dënonte njerëzimin”, duke e mbytur atë në burokraci.
Musk tha gjithashtu në fillim të muajit: “Ne kurrë nuk do të arrijmë Marsin nëse Kamala fiton”.
Është një pretendim i përsëritur nga kandidati republikan Trump.
Të shtunën, ai u zotua të arrijë në Mars gjatë presidencës së tij nëse mbështetësit e tij e çojnë atë në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë do të flas me Elon. Ai, nis ato anijet raketore”, tha ai në një tubim.