Musk do të ngritë ‘padi termonukleare’ pasi kompanitë amerikane ndaluan reklamat në X

Elon Musk ka thënë se do të ngrejë një “padi termonukleare” kundër Media Matters dhe të tjerëve, pasi kompanitë e mëdha amerikane ndaluan reklamat e tyre në rrjetin social X për shkak të shqetësimeve rreth antisemitizmit.
Mbikëqyrësi i medias Media Matters tha në fillim të kësaj jave se zbuloi se reklamat e korporatave nga IBM, Apple, Oracle dhe Comcast’s Xfinity ishin vendosur së bashku me përmbajtje antisemitike, duke përfshirë atë që lavdëronte Adolf Hitlerin dhe nazistët.
“X do të ngritë një padi termonukleare kundër Media Matters dhe të gjithë atyre që bashkëpunuan në këtë sulm mashtrues ndaj kompanisë sonë”, tha Musk në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.
“Këtë javë Media Matters for America postoi një histori që keqinterpretonte plotësisht përvojën reale në X, në një përpjekje tjetër për të minuar lirinë e fjalës dhe për të mashtruar reklamuesit”, thuhet në një deklaratë të postuar nga Musk.