Musk ia rikthen llogarinë në Twitter ish presidentit amerikan

Llogaria e ish presidentit amerikan Donald Trump në Twitter është rikthyer.
Llogaria, e cila u hoq nga platforma pas sulmit të 6 janarit 2021, u rikthye pasi pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk postoi një sondazh të premten mbrëma duke pyetur përdoruesit e platformës nëse Trump duhet të rikthehet.
“Populli ka folur. Trump do të rikthehet”, shkroi Musk në Twitter të shtunën mbrëma.


Twitter ishte platforma e parë që ndaloi Trumpin pasi mbështetësit e tij shkelën Kapitolin e SHBA-së më 6 janar 2021, duke thënë se postimet e tij thyen rregullat. Kjo lëvizje u pasua shpejt nga Facebook, Instagram, YouTube, Snapchat, Twitch dhe platforma të tjera./21Media

Back to top button