Musk propozon një qasje të ngjashme si ndaj Kosovës për Krimenë dhe Donbasin

Miliarderi Elon Musk ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Donbas dhe Krime, rajone të Ukrainës të pushtuara nga Rusia.
Musk ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter, teksa ka thënë se qytetarët e Donbasit e Krimesë duhet lënë të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.
“Le ta provojmë këtë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë se a janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar Musk në Twitter.
Ndërsa ndaj tij reagoi këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, i cili e pyeti Muskun se a po tenton ta legjitimojë pseudorefendumin që ndodhi nën kushte persekutimi, tortura dhe ekzekutime.
Mirëpo, Musk ka thënë se po sugjeron të votohet nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara.
“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën”, ka shkruar Musk, ndërsa ka postuar shkrimin e Britannica për Kosovën.


Ndaj postimit të Musk ka reaguar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ai ka postuar një sondazh duke pyetur se a e duan më tepër Muskun që përkrah Ukrainën apo atë që përkrah Rusinë./21Media

Back to top button