“A janë të vetëdishëm politikanët se çka po na sulmon përvec koronavirusit me vjet të tëra?”

“A janë të vetëdishëm politikanët se çka po na sulmon përvec koronavirusit me vjet të tëra?”

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, sonte në emsionin “Click” në RTV 21, ka thënë se ndikimi rus po mundohet që të shtrihet edhe në Kosovë përmes aspektit fetar.

Musliu ka thënë se kisha ruse harxhon para për të ndikuar në Ballkan. Ai ka dekalruar se kisha ka ndikim të jashtëzakonshëm në shërbimet sekrete ruse dhe në qeverinë ruse, shkruan portali rtv21.tv

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu  ka përmendur këmbanat e kishave orotdokse në Jaogodinë dhe Prishtinë  “kinse” për të luftuar koronavirusin. Sipas tij një gjë e tillë po bëhet për të provokuar. “Është vetëm një provokim dhe pikë asgjë tjetër.”, ka thënë ai.

Musliu, madje ka shfaqur edhe disa fotografi që sipas tij e dëshmojnë  ndikimin rus përmes kishave. Në këto fotografi shihet edhe krimineli i luftës Arkani përkah priftërinjëve rusë, përcjell portali rtv21.tv.

Tutje, Musliu iu ka adresuar një pyetje politikanëve. “A janë të vetëdishëm çka po na sulmon përvec koronavirusit me vjet të tëra?” . Ndërsa, u ka bërë thirrje atyre që të reagojnë në mënyrë të organizuar./21Media