Qëndrimi i deputetit të Nismës, Haxhi Shala për formimin e Qeverisë Hoti u komentua gjerësisht.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi u shpreh se sjellja e Shalës është e pafalshme. Sipas Musliut, me ndërrimin e qëndrimit, Shala e shkeli besimin e votuesve të tij.

Po ashtu Musliu në “Click” në RTV21 foli edhe për rolin e presidentit të shtetit, Hashim Thaçi në procesin e krijimit të Qeverisë Hoti, e që sipas Musliut ka qenë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

“Besoj shumë që roli i presidentit Thaçi përtej kompetencave të tij ka qenë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën në krejt këtë proces në krijimin e Qeverisë. Dmth ka pasë rol aktiv, e ka luajtur një rol që nuk i takon. Edhe në këtë rast me votën e Hashi Shalës e mbërrijti kulmin. Në këtë rast thjeshtë është cenu mandati i pavarur i një deputeti, i cili nuk do të duhej të merrte parasysh atë që u tha nga një figurë që do të duhej të ishte unike dhe që ta luante rolin e noterit. Por në fakt ne e kemi pasë protagonistin kryesor në fazat kryesore”, deklaroi Musliu./21Media