Musliu: Gërvalla është për gjynah, ka përfundu si marionetë e Kurtit dhe Mihalit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është  ”për gjynah”.

”Kjo është qesharake, është gjynah, ka ardhë si bijë e Gërvallve dhe ka përfundu si marionet e Albin Kurtit e Dejona Mihali”, tha Musliu.

Këtë Musliu e tha duke komentuar deklaratat e Gërvalles të bëra në Kuvend lidhur me takimet e Kurtit që po i bënë në diasporë.

Back to top button