Musliu: Hekuran Murati ia nxijti jetën qytetarëve të Kosovës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se Ministri i Financave, Hekuran Murati ua ka nxirë jetën qytetarëve të Kosovës.
”Cili është ministri më i urryerë në kohën e Albin Kurtit është Hekurn Muarti ia nxijti jetën qytetarëve dhe del shet mend në foltore”, tha Musliu.
Ajo gjithashtu ka thënë se ministrat e Qeverisë Kurti ”më shumë janë në Prokurori sesa në Kuvend”.