Musliu: Hekuran Murati ia nxijti jetën qytetarëve të Kosovës

(Lajm i përditësuar)

Musliu: Hekuran Murati ia nxijti jetën qytetarëve të Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se Ministri i Financave, Hekuran Murati ua ka nxirë jetën  qytetarëve të Kosovës.

”Cili është ministri më i urryerë në kohën e Albin Kurtit është Hekurn Muarti ia nxijti jetën qytetarëve dhe del shet mend në foltore”, tha Musliu.

Ajo gjithashtu ka thënë se ministrat e Qeverisë Kurti ”më shumë janë në Prokurori sesa në Kuvend”.

Musliu: Po përgatitemi për të fituar zgjedhjet
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se PDK-ja po përgatitet për t’i fituar zgjedhjet, po nuk ka përjashtuar koalicioninme VV-në.
“Po përgatitemi për të fituar zgjedhjet”, tha Gërvalla teksa shtoi se është herët për të diskutuar për koalicione.

Zgjedhjet e 9 shkurtit Musliu: E kemi një parti shtet formuese dhe një parti shtetshkatërruese

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se më 9 shkurt Qeveria Kurti do ”të shkojë në shtëpi”.

”Në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetarët e Kosovës nuk kanë me thënë më pe provojmë se i kanë provuar të gjithë, arsyeja pse duhet qytetarët duhet me votu Bedri Hamzën nuk është gara mes Hamzës dhe Kurti, nuk është gara mes VV-së dhe PDK-së, por e kemi një parti shtet formuese dhe një parti shtetshkatërruese”, tha Musliu.

Musliu: Gërvalla është për gjynah, ka përfundu si marionetë e Kurtit dhe Mihalit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është  ”për gjynah”.

”Kjo është qesharake, është gjynah, ka ardhë si bijë e Gërvallve dhe ka përfundu si marionet e Albin Kurtit e Dejona Mihali”, tha Musliu.

Këtë Musliu e tha duke komentuar deklaratat e Gërvalles të bëra në Kuvend lidhur me takimet e Kurtit që po i bënë në Diasporë.

Musliu: LVV-ja është e perkohshme, jo Kosova

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 duke folur për punën e Qeverisë aktuale, tha se LVV-ja nuk është e përkohshme, teka shtoi se në pushtet kjo parti nuk erdhi vetë.

”LVV-ja është e perkohshme, jo Kosova, janë ardhë në pushtet me koalicone, nuk ka ardhë vet në pushtet”, tha Musliu.

‘Anti Drenicë’, Musliu: Kurti ka diskriminu në veçanti Komunën e Skenderajt

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti ka bërë diskriminime me komunat që nuk i dhanë mbështetje.

”Albin Kurti shihet publikisht se ka diferencu  ato komuna të cilat nuk i kanë dhënë mbeshtetje, sepse ka qenë një goditje e rënë një kryeminister që fiton 51 % mas 4 muajve në zgjedhje lokale me i marrë dy komuna të vogla, ka qenë goditje e rënë nuk ka mujt me marrë vetën ka sharru, me theks të veçantë ka diskriminu Komunen e Skenderajit”, tha Musliu.

Musliu: Ku është fondi i sigurisë së Kosovës, mundet me na u bë pengesë në NATO

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se PDK-ja nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2025.

”Nuk do ta votojmë buxhetin nuk është buxhet i zhvillimit, një ndër arsyet që unë nuk e votoj buxhetin, ku është fondi i sigurisë së Kosovë, çfarë ka ndodh me atë buxhet, pse duhet me votu një buxhet kur nuk kam sqarime për pyetjet bazike”, tha Musliu.

Musliu tutje ka shtuar se është kundër buxhetit të sfondit për sigurin e Kosovës për çka tha se ”Ky fond mundet me na u bë pengës në anëtarsim në NATO”.

”1 mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek” Musliu: Maqedonci po bënë hajagre

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek”, deklaratë kjo e bërë javën e kaluar.

”Sa ushtarë i ka Kosova, çka kanë ngrënë ata tjerërt, nëse 1 mijë kanë ngërnë byfteke, çfarë kanë ngrënë të tjerët, kjo është hajgare”, tha Musliu.

Musliu: Dejona Mihali është sinonim i kontrollit mbi insituticonet e shtetit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se Dejona Mihali e LVV-së është ”sinonim i kontrollit mbi insituticonet e shtetit”,

”Dejona Mihali është sinonim i kontrollit mbi insituticonet e shtetit, dhe unë e kam përmendur si sinonim të kontrollit mbi insituticonet e shtetit”, tha Musliu.

Musliu: Nuk guxoj të jem pre e sjelljeve arrogante të deputetëve të shumicës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se secili deputet i dinë detyrat e veta dhe nuk e ka detyrë që t’i ”edukojë deputetë e pushtetit si të sillen”.

”Unë nuk mund t’i edukoj deputet e pushtetit si të sillen, secili deputet i dinë detyrat e veta. Edhe unë nuk guxoj të bi pre e sjelljeve arrogante të deputetëve të shumicës ose tendecane të tyre për të mos leju punën e komisoneve”, tha Musliu.

Musliu: Sjellja e Sali Zybës në Komisionin parlamentar ngjall dyshime për presion mbi AKI

Në ”Click” të RTV21 Kryetarja Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se sjellja e deputettit të Vetëvendosjes, Salih Zyba ka ngjallur dyshime për presionin që po ushtrohet në AKI.

”Sjellja e Sali Zybës në Komisionin parlamentar ka lënë shumë dyshime për presionin që ushtërohet në AKI”, tha Musliu.

Musliu: Vazhdimisht kam kërkuar që ligji i Agjencisë së Intelegjencës të rishqyrtohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka folur për punën e Komisonit paralmentar, me theks të veçantë për Agjencinë e Intelegjencës.

”Më mirë me pas një ligj të keq se mos me pas fare, sepse kur e ke një ligj kur nuk i plotëson kërkesat e kohës dhe qytetarëve e ke mundësin ta përmisosh, por ligji për Agjencinë e Intelegjencës lë shumë për të dëshiuruar sepse e pa mundëson edhe punën e komisionit parlamentar”, tha Musliu.

Musliu tutje ka shtuar se ”vazhdimisht kam kërkuar që ligji i Agjencinë e Intelegjencës të rishqyrtohet sepse në këtë formë që është, është e pamundur që të ushtrosh kontroll të mirfilltë demokratik”.

Doracaku për lëndën ‘Edukimi Seksual” Musliu: Ky dokument nuk ka kaluar nëpër Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka komentuar doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, tha se ajo ky dokument nuk ka kaluar nëpër Kuvend.

”Distancohem nga tekste të tilla dhe i dënoj ashpër ata që në mënyrë tinxare në shkollat tona të fusin gjëra të tilla, sepse ky dokument nuk ka kaluar nëpër kuvend”, tha Musliu.

Musliu: Nagavci të jep dorëheqje, degjenerim total

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka komentuar doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, për çka tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci për çka tha se ”është një degjenerim total”.

”Arbërie Nagavci e merrë përgjegjësin dhe më e pakta që ajo mund të bëjë tani për tani është të jep dorëheqje nuk duhet të pritet vullneti i Arbërire Nagavci dhe të tjerët në kabinetin e Kurtit nuk kanë reflektuar për asgjë në Kosovë”, tha Nagavci./21Media

Back to top button