Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka adresuar një varg kritikash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për punën e tij gjatë 100 ditëve të para në qeverisje.

Musliu në Kuvend iu drejtuar atij se është i pafuqishëm për të negociuar për fatin e vendit në dialogun me Serbinë.

“I nderuar kryeministër që nuk na ndanë as kohën të na dëgjosh këtu, për postin që e mbani jeni i pafuqishëm për të negociuar për fatin e këtij vendi. Ju i nderuar kryeministër duhet të dialogoni, por duhet të deklaroheni se në një marrëveshje finale duhet të ndodh vetëm atëherë kur nuk kemi një Gjykatë Speciale politike, selektive dhe bashkëpunuese me aparatin e Millosheviqit mbi krye”, tha ajo.