Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për pjesëmarrjen në tubimin e djeshëm të VV-së. Musliu mes tjerash në një shkrim në Facebook u shpreh se Vitia u tall me të gjithë mjekët e epidemiologët, me të prekurit, të shëruarit dhe të vdekurit, e madje edhe me familjen e Agon Musliut.

“Manekeni me mindil i Qeverise sh-Kurti vetem per te plotesuar egon e shefit tend psikopat, dje ne Sheshin Skenderbeu u talle rend me Naser Ramadanin, Lul Raken, Valbon Krasniqin. U talle rende me te gjithe epidemiologet, me mjeket, infermieret, me policet, me mirembajtesit e higjenes, me shoferet e autoambolancave, dhe me te gjithe ata qe jane ne balle te luftes kunder pandemise. U talle rende me te prekurit nga #Covid19 , me te sheruarit dhe ata qe presin per t’u sheruar. U talle me te gjallet dhe te vdekurit. E mbi te gjitha u talle me familjen e Agon Musliut.”, ka shkruar mes tjerash Musliu.

Deputetja e PDK-së e quajti “maneken me mindil” ish-ministrin Vitia, që sipas saj s’ka fije morali njerëzor.

“Paraqitja jote e buzeqeshur ne shesh para disa mijera qytetarve te cilet ekspozohen prane njerit tjetrit pa respektuar asnje nga rregullat e pandemise(qe ti ke vendose dite me pare) ne nje dite ku ne vendin tone shenohen 58 raste te reja me covid19, te bene direkt ty Maneken me Mindil pergjegjes per tagjedine e Agon Musliut. Maneken me mindil, qe s’ke dije e ke deshmu por qe s’ke asnje fije morali njerzor kete e deshmove dje dhe duhet te japesh llogari. Ju thirreni ne POPULL por POPULLIN e konsideroni vetem si turme per t’iu ardhur mbrapa.”, ka shkruar më tej ajo./21Media