Musliu kritikon kryesinë e PDK-së: As edhe një fjalë të vetme për Thaçin e Veselin

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të jetë shtëpi për gratë dhe vajzat që duan angazhim dhe realizim në politikë.
Në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u zotua se do të arrijë përfaqësimin e barabartë deri në vitin 2025.

Por, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë s’mund të bëhet pjesë e një konvente ku nuk përmenden ish-liderët e ish-themeluesit e partisë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Nuk e shoh të arsyeshme të bëhem numër në një konventë e cila nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme kundër padrejtësive që po u bëhën ish-liderëve dhe ish-themeluesve, krenarisë së PDK-së dhe të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. PDK-ja ka shkëlqyer me heshtje në këtë drejtim duke krijuar huti dhe pasiguri në elektorat”, ka shkruar Musliu.
Musliu tutje, ka thënë se sot ka parë një konventë që ka favorizuar persona që se dinë se kush është PDK-ja, teksa konsideron se kjo mënyrë e qasjes do të jetë shkatërruese për çdo kauzë në të ardhmen.
“Kjo mënyrë e qasjes ndaj aktivisteve më të hershme dhe më të devotshme të PDK-së do të bëhët pengesa më e madhe dhe më shkatërruese për çdo kauzë në të ardhmen; Jo vetëm asaj të Vajzave dhe Grave”./21Media

Back to top button