Musliu: Kurti një demagog, kurrë asgjë nuk bëri për Kosovën
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu e ka quajtur Kurtin demagog, dhe thotë se ai nuk ka bërë asgjë për Kosovën.
”Duke mos e parandaluar ardhjen në pushtet të një njeriu që kurrë asgjë nuk bëri për Kosovën, ne krijuam hapsirë që populli të manipulohet, ti varë shpresat të një demagog të një njëri i cili femiun e tij nuk do ta rrisë e edukoi në vendin me të cilin ai qeverisë”, tha Musliu./21Media