Deputetja PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj bastisjeve që po bën EULEX tek shtëpitë e të arrestuarve nga Specialja.

Musliu ka thënë se “sot më shumë se kurrë na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si Shtet”.

Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurrë na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si SHTET. Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurrë s’na kanë poshtëruar e ligështuar! Ndali provokimet dhe poshtërimet EULEX sepse historinë e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh”, ka shkruar deputetja në Facebook./21Media