Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kërkoi nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj të tregojë për planet e qeverisë lidhur me zbardhjen e këtyre rasteve.

Ajo tha se LDK-ja vazhdimisht ka deklaruar se me ardhjen në pushtet do të zbardhë të gjitha vrasjet e ashtuquajtura politike.

Në çdo fushatë elektorale, ju dhe LDK keni proklamuar se me ardhjen në pushtet të LDK-së do të bëni zbardhjen e të gjitha rasteve të ashtuquajtura vrasje politike. Tani meqë jeni në pushtet, e keni kryeministrin, ju jeni zëvendëskryeministër dhe keni dikastere të tjera që qeverisni, cili është plani konkret në zbardhjen e këtyre rasteve, kur do ta shohim një plan konkret dhe kur do të shihen rezultatet e para”, tha ajo.

Musliu tha se do të kërkojë përgjigje për këtë vazhdimisht derisa u bëri thirrje edhe deputetëve të LDK-së që t’i bashkohen.

Zëvendëskryeministri Selmanaj tha se është obligim moral i të gjithëve të punojnë që drejtësia të vihet në vend dhe se kjo çështje nuk është vetëm e tij apo e LDK-së, por duhet të jetë kërkesë e gjithë popullit.

Kjo është çështje e drejtësisë, por nëse mendoni që politika duhet t’u jep zgjidhje këtyre gjërave, e keni shumë gabim, pasi e dimë se këto procese janë të ndara. Atë që duhet të bëjmë ne si politikanë është të ndërtojmë një ambient të përshtatshim ku drejtësia e thotë fjalën e vet, jo vetëm për veprimtarët e LDK-së, por kushdo që është vrarë gjatë dhe pas luftës meriton drejtësi”, tha Selmanaj.