Ardhmëria e Kosovës është dhe mbetet në integrimet evropiane dhe euroatlantike

Ardhmëria e Kosovës është dhe mbetet në integrimet evropiane dhe euroatlantike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se subjekti që ai drejton, beson se me SHBA-të, e në bashkëpunim me BE-në mund të përmbyllet procesi i dialogut me njohje reciproke dhe janë të bindur se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës.

“Ndajmë bindjen se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në një reagim.

Mustafa thekson se LDK i beson BE-së, sepse e konsideron shtëpi të vetën politike, demokratike dhe ekonomike. Jo se BE është e përkryer./21Media