Mustafa bën homazhe në Prekaz (Video)

Kryeministri Isa Mustafa bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në nderim të “Epopesë së UÇK-së”

Kreu i ekzekutivit Isa Mustafa tha se vepra e familjes Jashari kapërcen kornizat e historive të tilla të flijimit për liri të vendit.

“Ne gjithë vlerësojmë se vepra heroike e komandantit legjendar Ademi Jasharit, Shaban e Hamëz Jasharit, Familjes Jashari, janë vepra që kapërcejnë kornizat e historive të tilla të flijimit të tillë për lirinë e vendit dhe për mbrojtje të pragut të shtëpisë. Është vepër që meriton respekt të veçantë të të gjithëve ne, dhe para se cilës të gjithë përkulemi”, tha Mustafa.

Pas homazheve kryeministri i Kosovës nuk e ka vizituar kullën e Jasharëve./21Media

lexo me shume

Back to top button