Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas arrestimit të Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale.

Mustafa ka thënë se ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.

Tutje ai ka thënë se besojnë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e Krasniqi, ndërsa ka shtuar se duhet të kenë besim në drejtësinë e pavarur.

Ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre. Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare. Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimin demokratik të Kosovës. Ne duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale“, ka shkruar Mustafa.