Mustafa deklarohet per media pas takimit

Mustafa deklarohet per media pas takimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se biseduan për vullnetin politik të subjekteve politike në këtë situatë.

Mustafa tha se beson që presidenti do t’i ndjekë të gjitha procedurat kushtetuese, pasi sipas tij, LDK nuk do të hyjë në ndonjë proces pa pasur besimin se është proces kushtues.

Tutje ai tha se LDK është për t’u bërë një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën qe e ka parapare edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Në fund, kryetari i LDK-së tha se Qeveria duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që ua kufizoi lëvizjen./21Media