Është biseduar për situatën me pandemi dhe zhvillimet poltike

Është biseduar për situatën me pandemi dhe zhvillimet poltike

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka zhvilluar  një video konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, Andrey Kovatchev, David McAllister, Lukas Mandl dhe Patrick Voller.

Mustafa ka njoftuar përmes facebook-ut se kanë biseduar për mënyrën e përballimit të koronavirusit dhe zhvillimet politike.

“Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EPP-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së.”, ka shkruar Mustafa në facebook./21Media