Kryetari i Lidhjes Demokratike(LDK), Isa Mustafa, ka kiritikuar kryetaren e Kuvendit, njëherish nënkryetare në partinë e tij, Vjosa Osmanin, për bojkotimin e seancës së djeshme. Mustafa ka hedhur kritika edhe te ish-kryeministrin Albin Kurti, që sot nuk ia dorëzoi detyrën Avdullah Hotit. Mustafa e quan këtë si një bojkotim të bashkërenditur.

“Bojkotimi i bashkërenditur i Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë. E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm. Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve“, ka thënë Mustafa.

Tutje Mustafa ka thënë se pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. “Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës është votuar Qeveria Hoti. Formimi i Qeverisë u votua me 61 vota për, ndërsa 24 kundër dhe një abstenim./21Media

Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri…

Posted by Isa Mustafa on Thursday, 4 June 2020