Mustafa: Një asociacion ku do të koordinohen komunat

Mustafa: Një asociacion ku do të koordinohen komunat

Çështja e asociacionit me komunat me shumicë serbe mund të jetë në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi është një çështje për të cilën ka hyrë në obligim Kosova.

Kështu deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në emisionin “Click” të RTV21.

Mustafa tha se do të bëhet fjalë “jo për një asociacion që ka kompetenca ekzekutive apo asociacion që mund të jetë pushtet i tretë, por një asociacion ku do të koordinohen dhe bashkërenditen disa punë ndërmjet komunave“./21Media