Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

LDK nëpërmjet një komunikate për media bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kryetari Mustafa shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces.

Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellët.

Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik./21Media