Mustafa dhe Veseli urojnë Talat Xhaferin

Isa Mustafa dhe Kadri Veseli kanë uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Maqedonisë

“Uroj zgjedhjen e Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve”, ka thënë Mustafa

Mustafa po ashtu ka thënë se ai ka besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

“Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryetarë të Kuvendit të Maqedonisë.

“Jam i bindur se shqiptarët e atjeshëm do të vazhdojnë, që me maturinë dhe pjekurinë e tyre politike e qytetare, të luajnë një rol konstruktiv dhe jetik për funksionimin e institucioneve demokratike dhe rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë”, ka theksuar Veseli./21Media

Back to top button