Kurti në Mamushë e Suharekë

Në fokus të kronikave në vijim janë dëmet që shkaktuan breshëri dhe shiu në vend. Pikërisht për këtëkryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi  komunën e Mamushës, ku theksoi se duhet fillimisht të bëhet vlerësimi i dëmeve e pastaj edhe kompensimi i drejtë. Kurti ishte për vizitë edhe në disa biznese në parkun industrial në Suharekë. Tha se përmes pakos emergjente fiskale dhe asaj të rimëkëmbjes ekonomike do ndihmohen prodhuesit në vend./21Media