Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përmes një komuniakte të dërguar për media, bëhet e ditur se Mustafa e njoftoi  Lajçakun për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke.

“Lajçak tha se e vlerëson që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Lajçaku pas takimit me Mustafën refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, pasi tha se kur do t’i përfundojë gjitha takimet do të prononcohet para medieve. /21Media