Lideri i LDK-së, Isa Mustafa priti sot në shtëpinë e tij në Prapashticë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, Mustafa bëri të ditur se me Ramën biseduan për gjëra aktuale, si dhe tha ardhja e Ramës në shtëpinë e tij e nderoi.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time.”, shkroi Mustafa./21Media