Mustafa: Dua që edhe Kurti ta merr rolin e vet

Mustafa: Dua që edhe Kurti ta merr rolin e vet

Lideri i LDK-së , Isa Mustafa i ftuar në emisionin “Argument Plus në RTV21 ndër tjerash foli edhe për takimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Mustafa tha se nuk ka asgjë kundër këtij takimi, megjithatë u shpreh se edhe kryeministri Albin Kurtin duhet ta marrë rolin e vet jo vetëm në proces të dialogut , por edhe në diskutimet me SHBA-në, përcjell portali rtv21.tv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar më 2 mars në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij serb,  Aleksandar Vuçiq, i cili takim është mbajtur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell./21Media