Me rastin e 30-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ky shtet ishte prijëse e rrënimit edhe të mureve tjera ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, të bashkimit dhe integrimit të tyre në një treg unik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave.

“Gjermania ishte prijëse e rrënimit edhe të mureve tjera ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, të bashkimit dhe integrimit të tyre në një treg unik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin. Mustafa gjithashtu ka shkruar se beson që Gjermania do e përkrahë Kosovën për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për t’u integruar në BE.

“Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin tonë demokratik. Besoj fort se Kosova do të përkrahet nga Gjermania për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për tu integruar në BE. Në emër të LDK-së, uroj qytetarët dhe shtetin gjerman për përvjetorin e 30-të të bashkumit”, ka shkruar në fund Mustafa./21Media 

Ribashkimi i Gjermanisë para 30 viteve konfirmoi fitoren e vullnetit të popullit gjerman, nga të dy anët. Zhvillimi…

Posted by Isa Mustafa on Saturday, October 3, 2020