Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në lidhje  me zhvillimet e fundit në Kosovë, ka thënë se Gjykata Speciale duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë, por që vënja e dialogut në kontekst të saj është e rrezikshme.

“Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur.
Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në Facebook.

Mustafa tutje ka theksuar se logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, “nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim“. /21Media